Basha: Ka një plan diabolik kundër të vetmes shpresë të këtij vendi, SPAK. PD nuk do ta lejojë

3 Prill 2024, 17:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: Ka një plan diabolik kundër të vetmes shpresë të
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat se forca politike që ai drejton mbështet SPAK në veprimtarinë e tij.

Basha u shpreh se ka një përpjekje për krijimin e një komisioni monitorimi për SPAK, ide, e cila sipas tij ka ngritur kokën dhe vazhdon të qarkullojë si një përpjekje antikushtetuese për të vendosur në kontroll politik të vetmen instancë që duket se është jashtë kontrollit të qeverisë.

Fjala e Bashës

Mirë se vini në këtë konferencë për shtyp një ditë para seancës së radhës, ku kam dy çështje kryesore për të parashtruar. E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë tëqartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-ut.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128