Basha: Kandidatët tanë në listë të mbyllur kanë depozituar dorëheqje të noterizuar. Garohet vetëm me listë të hapur 

19 Mars 2025, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: Kandidatët tanë në listë të mbyllur kanë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se thelbi i debatit sot është nëse Ramës ia punojnë shokët pas shpine, ose ai është kreu i korrupsionit në Shqipëri.

Pyetja e thjeshtë është Rame ku të kanë mbet shokët. Shokët i ke në burg. Beni ka marrë kuzhinier privat s’e nuk i pëlqen ushqimi, se kanë frikë se e helmojnë! Kë harruam? Terin, bashkë me Alqin. Janë kaq shumë, edhe pyetja shtohet, me gjithë këta të korruptuar, Rama është më buf se bufi apo ky është kreu i korrupsionit?”.

Basha tha se kandidatët e Koalicionit Euroatlantik në listë të mbyllur kanë depozituar dorëheqje të noterizuara, dhe do garohet vetëm me listë të hapur. 

Lista e mbyllur s’ekziston. Ata që janë te lista e mbyllur kanë depozituar dorëheqje te noterizuara ditën e sotme. Kudo ku ka një truk ligjor, ka një mundësi ligjore për t’i bërë Bypass. Kur të shkoni te fleta e votimit vetëm kolona 4 e ka listën e hapur”. 
 

 

Po ndodh...