Basha: PD mbështet punën e SPAK, roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e tij për mediat, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij është mazhoranca ajo që po tenton të mos lejojë SPAK të bëjë siç duhet punën e drejtësisë. Basha theksoi mbështetjen e plotë të PD për drejtësinë.
“Tentativa e Edi Ramës dhe PS në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë për t’i prerë krahët SPAK dhe reformës në drejtësi. Tani që SPAK po godet korrupsionet e qeverisë, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje për të kontrolluar dhe goditur SPAK. Këtë javë nivelet e larta të politik bërësve socialistë, dua të siguroj publikun shqiptar që PD është e vetmja që i jep mbështetje pa kushte SPAK. Ndaj manovrat nuk kanë ndalur asnjëherë dhe nëse partia në pushtet po mendohet për t’ju kundërvënë SPAK, mund të llogarisë kundërshtimin e hapur të PD. Roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha Basha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

