Bejko sulmon Këlliçin: Kandidati i Berishës, është i familjes, fitojnë të dyja palët

Ndalesën e parë për hapjen e fushatës elektorale kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën e beri me demokratët e degës numër 10.
Shigjetat e sulmeve Roland Bejko i drejtoi tek rivali i tij demokrat, në Tiranë Belind Këlliçi i cili garon për llogari të Metës dhe Berishës.
“Berisha mori Belon dhe e nxori kandidat se i tha Meta, prishi rregullat atje. Hoqën atë djalin që mund te rrezikonte Veliajn. Pse vendosën Belon, sepse është i familjes dhe kushdo që të fitoje dalin të fituar palët.“- tha Bejko.
Partia Demokratike nuk mundi te garoje ne te gjithë vendin duke i lënë terren te lire ne 47 zona. Betejës iu shmang edhe në bastionin e veriut, Shkodrën ku garojnë vetëm dy kandidatë të cilët për Bejkon nuk kanë ndryshim.
“Për Berishën si të fitoje Benet Beci si Spahia është i fituar por për demokratet po fitoi Benet Beci humbin punën etj.“- u shpreh Bejko.
Partia Demokratike ka vendosur të hape fushatën elektorale zyrtarisht ditën e martë në pallatin e sportit ne Tiranë, ndërsa fushata e tyre parashikohet te mbahet në takime të vogla, dhe jo mitingjje në sheshe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


