Stadiumi bosh/ Evi Kokalari i shkruan Berishës: Po ke nevojë për ndihmë më kontakto!

15 Prill 2023, 19:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Stadiumi bosh/ Evi Kokalari i shkruan Berishës: Po ke nevojë për

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar në një status në llogarinë e saj në Facebook mungesën e pjesmarrjes në çeljen e fushatës së koalicionit 'Bashkë Fitojmë.'' të organizuar ditën e sotme.

Statusi i plotë i Elvi Kokalarit: 

Ulëse kishte. Ulësës, jo!

Mishërimi i revolucionit të integrimit socialist, në një tentativë për t'u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e rradhës, pavarësisht që klani se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.

Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas 'strategut' politik të kryetarit të opozitës, ishte 'epike'.
Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali.

I dashur z. Sali Berisha,

nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.

Po nejse, kur t'i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni.
Me shumë dashuri,
Evi.

 

Po ndodh...