
Berisha bashkohet me Ramën kundër Bashës: Përpiqet të mbulojë skenaret me shkëmbimet idilike me Lul Bravën dhe Unikkatilin!


Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli ndër të tjera për raportin e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashën.
Kohët e fundit Rama dhe Basha kanë krijuar një debat me plot batuta në rrjete sociale, ku thumbojnë njeri-tjetrin.
Lidhur më ketë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po tenton të mbulojë përmes kësaj skenaret e tij mafioze dhe përfshirjen e tij pas statuseve të Erion Veliajt në Facebook.
Berisha: I bëj thirrje dhe zyrës së OSBE-së të mbikëqyrë këto zhvillime që nuk ekzistojnë, që pasurojën shumë serinë e Narcosit. Edi Rama thërret në zyrë dhe kërcënon egërsisht punonjës të bashkisë, në një kohë kur ata me kushtetutë janë të pavarur ndaj tij. Nuk kanë asnjë tagër për të thirrur punonjës të bashkisë, për çështje të bashkisë, për tu ngarkuar detyra.
Bashkia është e pavaruar nga ekzekutivi, i thërret dhe i kërcënon. Ua mbyll dyert dhe i nxjerr jashtë. Janë zhvillime dramatike kockash mafioze, por skenarit i prin Don Edvini, padrinoja. Siç e shifni. Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Uni Katilin. Jo kënga thotë këtë, jo kënga thotë ato. Po mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla.
Mos u çudit për këtë që them unë. Shko e pyet nëpër redaksi se si mirren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos ma harroni këtë idilin e ri me Bravën. Po është e vërtetë ajo, sepse mendon se në këtë mënyrë po i mbulon këto akte. Gjakëftohtësia ekstreme e një mafiozi, e padrinos, e një kryetari të organizatës kriminale, siç është Edi Rama.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128