Berisha hap mbledhjen me deputetët e tij, me Ervis Martinajn: Ju tregoj lojën e Ramës!

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha e ka çelur mbledhjen me grupin parlamentar demokrat duke folur për Ervis Martinajn.
Gjatë fjalës së tij ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka dijeni për fatin e Ervis Martinajt.
Berisha u shpreh se pasi i morën lojërat e fatit ngrenë pyetjen se ku ndodhet ai ndërsa shtoi se si i përfolur për hapjen e lojërave të fatit sot pas zhdukjes së Martinajt, është pikërisht vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.
Deklarata e Berishës:
“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.
E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.
Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.
Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.
Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.
Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.
Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.
Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor” - tha Berisha.
-
-
Partia Demokratike ”dënon” urdhërin e prokurorisë: Kërcënim ndaj medias
21 Shtator, 13:05 -
Debati/Mediu largohet nga mbledhja, përplaset me Bushkën
21 Shtator, 13:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



