Berisha lëshon kushtrimin: Gjuani mbi ministrat me domate dhe vezë, kudo që t’i shihni

9 Janar 2026, 14:52 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha lëshon kushtrimin: Gjuani mbi ministrat me domate dhe vezë,

Gjatë fjalës në tryezën opozitare, kreu i PD Sali Berisha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke e akuzuar për provokim të qëllimshëm të qytetarëve dhe për përdorim politik të drejtësisë. 

Berisha u ndal te çështja e imuniteteve, përmbytjet në Durrës dhe mungesa e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa e cilësoi dërgimin e ministres Belinda Balluku në zonën e Urës së Mifolit si një akt provokativ. Ai pretendoi se qeveria ka humbur çdo legjitimitet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar nën ndikimin e krimit të organizuar, duke rënduar më tej situatën politike në vend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Dhe tani së fundmi nuk heq imunitetet.

Do t’u lutem çdo shqiptari të rikthehet pak në vitet 2005-2013.
Çdo kërkesë, në mënyrë absolute, e paraqitur nga prokuroria, pavarësisht nga konsideratat politike për atë prokurore, është zbatuar pa asnjë lloj komenti.
Përkundrazi, çdo ministër që u kërkua nga prokuroria të hetohet, ka dorëzuar vetë imunitetin.
Ja ku është Fatmir Mediu, imunitetin dhe dorëheqjen.
Ai tjetri, Lulzim Basha, dy herë imunitetin.
Ilir Meta, pa e thirrur vetë ata, më erdhi në zyrë, tha unë tani do jap dorëheqjen, kjo është shpifje që kanë bërë, është një manipulim i shiritit. Por unë nuk do shkoj atje si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë.
Ky është kodi i njeriut me integritet që nuk do të rëndojë dhe që nuk ka frikë nga asgjë.
Kurse ky përdor drejtësinë, segmente të drejtësisë për të bllokuar drejtësinë.
Është një lloj grushti shteti që bën.
Dhe në një akt provokativ ndër më të ulëtit, e kishte dërguar dje Lubi Ballukun tek Ura e Mifolit.
Iu bëj thirrje qytetarëe, kudo që të shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate.
Këta janë shkaktarë kryesorë të fatkeqësive tuaja.
I dëgjuat sot, po shpifet.
Çfarë po shpifet? Më falni, dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave.
Këtu i kam. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë.
Tjetrit nuk i punojnë pompat.
Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike.
Të mos harrojmë se aty ka qenë kënetë, dhe nëse ujërat nuk hiqen, aty nuk jetohet më.
Dhe ky, me shpifje thotë, nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, sepse gjendja e jashtëzakonshme në ligjet e vendit, në Kushtetutë, ajo e detyron pastaj t’u përgjigjet qytetarëve.
E detyron që fondin rezervë ta çojë drejt tyre në radhë të parë.
Po jo, thotë, po na përçajnë thotë...
Mund të rri dhe të numëroj shumë më shumë, por duhet të them këtu se kjo qeveri nuk ka asnjë orë legjitimitet.
Është faktuar se ka ardhur nga zgjedhje farsë elektorale.
Është e provuar kjo.
Në rekomandimet e Këshillit të Europës për zgjedhjet në Shqipëri, thuhet të ndahet partia nga shteti. Do të thotë që zgjedhjet janë zhvilluar si në kohën e Enver Hoxhës, por me pluralizëm fiktiv.
Në Parlamentin Europian, kryetari i delegacionit të PE që monitoroi zgjedhjet, deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Pra, mban në pushtet Edi Ramën.

Po ndodh...