“Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një kulturë e re në politikën shqiptare

9 Janar 2026, 22:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” tryezën e thirrur nga Sali Berisha me parti të vogla opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shprehur skepticizëm të fortë për qëllimin dhe efektin e saj politik.

Sipas Lubonjës, Partia Demokratike mbetet një “parti-person”, e ndërtuar rreth figurës së liderit, çka sipas tij e bën të pamundur garantimin e një ndryshimi real të pushtetit apo restaurimin e demokracisë në vend.

Lubonja theksoi se i vetmi qëllim që mund të bashkojë realisht forca të ndryshme politike është restaurimi i demokracisë, përtej ndarjeve majtas–djathtas.

“Për mua qëllimi që mund të bashkojë një tryezë partish të ndryshme është restaurimi i demokracisë. Nga një regjim autokratik në një regjim demokratik,” – u shpreh ai, duke shtuar se shoqëria shqiptare sot nuk e ka më këtë ndjeshmëri.

Sipas tij, tryeza e thirrur nga Berisha rrezikon të shërbejë më shumë si fasadë politike, duke promovuar një bashkim formal, pa zgjidhje reale.

“Nëse shkon atje, mesazhi është: ‘ja u bashkuan të gjithë’, dhe i bën promovim një bashkimi që në thelb ti e kundërshton,” – theksoi Lubonja.

Lubonja: “Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam kundër kësaj qasje. Vërtet duhet bashkim. Edhe Lapaj thotë hajdeni këtu.

Unë jam për një bashkim që eliminon personalizimin, Skënderbeun. Fut sa më shumë një lëvizje njerëzish të rinj që futen në këtë lojë. Është një kulturë e vjetër, aq më tepër kur bashkimin ta kërkon Sali Berisha. Berisha, Rama Fatos Nano apo dhe Meta, janë njerëz që thonë bashkohu rreth meje dhe vijnë në pushtet dhe bëjnë të kundërtën që kanë thënë.

Dua garanci kur jap mbështetje është si të hipi në anije dhe shkojmë në një drejtim bashkë. Jo kush do të iki majtas pastaj e hedh nga anija. Duhet që bashkimi të vijë rreth shumë figurave. E kam dhe një histori, në vitin 97, u formua një forum për demokraci ku ishin dhe shumë parti, shoqata që nuk kishte një figurë të madhe. nuk dua të më ftojë Sali Berisha. Dua të lind një komision që këta e krijojnë dhe të më ftojë ky komisioni, atëherë dhe mund të vij.”

Po ndodh...