Berisha merr në mbrojtje biznesmenin e vrarë me 2 emra, Paloka: Na mbështeste ne!

19 Prill 2023, 16:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha merr në mbrojtje biznesmenin e vrarë me 2 emra, Paloka: Na

Ekzekutimi mafioz i Ardian Nikulajt ka tronditur jo vetëm Lezhën.

Politikani i PSD garonte për Këshillin Bashkiak të Lezhës.
Raportohet se Nikulaj kishte deklaruar mbështjetjen e tij për kandidatin e opozitës në Lezhë.
Ai kishte pasur një konflikt me kreun socialist të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Burimet e SYRI TV thonë se Nikulaj ishte kërcënuar para një jave nga bandat e Ulsi Manjës.

Ky i fundit është i dërguari i PS në qarkun e Lezhës.

Paloka tha se ka qenë në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa nuk ka dhënë më shume detaje duke theksuar se nuk ka shumë dijeni për ngjarjen e rëndë.

“Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion”, ka thënë ai,.
Gjithashtu i ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, Paloka tha se fitorja e PD është e sigurt, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se katër vite më parë në krye të bashkive vendosi ‘hajdutë’.
Fitorja e PD është e sigurt dhe kemi ecur me një strategji duke takuar çdo ditë qytetarët. Kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur me problematikat e banorëve. Rama ka emëruar nëpër bashki katër vite më parë vetëm hajdutë, i tillë është edhe Rakip Suli. Tendera abuzivë, miliona para që merren nga qytetarët dhe nuk shkojnë në shërbim të tyre. Detyrimi ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe Arjan Hoxha ka një program të qartë dhe në takimet me banorët shpjegon edhe si zgjidhen problemet”, tha më tej Paloka, duke shtuar: “Kanë frikë të flasin sepse iu presin rrogën që u kanë caktuar. Kjo është pozita e Alibeajt dhe në vend që të na bëjë dëm do ta kemi si avantazh, sepse nuk ka shqiptar që ta kuptojë se Alibeaj është në krah të Ramës. Paratë që Rama i ka dhuruar 2 mln euro, janë paratë që taksapaguesit shqiptar paguajnë për PD dhe jo për shërbëtorët e Edi Ramës. E gjithë fryma që shoh në takimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duket se ka revoltë ndaj kësaj qeverie dhe në këto kushte të gjithë kandidatët tonë kanë hyrë me bindjen për të fituar”.

 

 

Po ndodh...

ide