Berisha mesazh urimi për fundvitin: Shqiptarët, më të keqpaguarit, ministrat të zhytur në luks

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar sot shqiptarët për ndërrimin e viteve, duke u shprehur se 2025 ishte njjë vit që shqiptarët nuk e meritonin.
Në një mesazh nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se shqiptarët janë sot qytetarët më të keq paguar, me ministra e zyrtarë super të pasur.
“Të dashur qytetarë, sot presim Vitin e Ri 2026, ndaj edhe unë nga zemra ju uroj kudo që ndodhen, në votrat familjarë, në Shqipëri e në Botë, në spitale e burgje, Gëzuar Vitin e Ri 2026. Viti i ri është ditë shprese, por siç është tradita nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim pas.
2025 ishte një vit që shqiptarët nuk e meritonin. 2026 na gjen si qytetarët më të keqpaguar, me pagat dhe pensionet më të ulëta. Me drejtorë e ministrat më të pasur në Europë, pasuri marramendëse”, tha ai.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
