Berisha sulmon shëndetësinë e Ramës, nostalgjik për atë të Enver Hoxhës: Ata që e drejtonin ishin të nderuar, bënim eksperimente me lepuj!

25 Prill 2025, 13:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha sulmon shëndetësinë e Ramës, nostalgjik për

Në një deklaratë, kreu i PD Sali Berisha ka goditur ashpër sistemin shëndetësor nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e krahasuar me vitet ’60 dhe duke e quajtur të degraduar si kurrë më parë.

Në të njëjtën kohë, ai ka vlerësuar pozitivisht drejtuesit e shëndetësisë në kohën e diktaturës, duke theksuar se ishin profesionistë të nderuar dhe të shkolluar, ndryshe nga "injorantët dhe të paskrupullt" e sotëm.

Madje, Berisha kujtoi me nostalgji kohët kur, si student, ka kryer eksperimente mbi lepuj në kuadër të kërkimit shkencor, të cilat, sipas tij, kanë gjetur vend në kongrese ndërkombëtare.

"Në qoftë se marrim shëndetësinë, në memorien time shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.

Kurrë nuk ka pasur në drejtim ministria e Shëndetësisë injorantë dhe të paskrupullt siç pati në vitet e Edi Ramës.
Edhe në diktaturë, edhe ata që e drejtonin në sistemin e shëndetësisë ishin njerëz të nderuar.
Ish-dekani im u bë ministër dhe e vërteta është se ato mundësi që i kishte, ai i përdorte për ta organizuar. Çdo gjë mund t’i thoshe, por ai injorant nuk ishte, ishte burrë i shkolluar jashtë. Paraardhësi i tij kështu, pasardhësi i tij po kështu.

Ke shtruar një problem shumë të drejtë, kërkimi shkencor. Ka një involucion të frikshëm. Unë që flas me ju këtu, në vit të katërt dhe të pestë të fakultetit, absolutisht dy vite rresht, me të ndjerin profesor Bajram Preza, kam bërë eksperimente në qindra lepuj duke provuar efektet e substancave që përdoren në bujqësi. Këto studime unë i kam paraqitur në kongresin ndërkombëtar në Milano në vitin 1977", ka thënë Berisha.

Po ndodh...

ide