Berisha para SPAK-ut: Prokuroria e Ramës më mban në arrest, më kanë hetuar 3 breza, deri te mbesat

11 Shtator 2024, 12:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha para SPAK-ut: Prokuroria e Ramës më mban në arrest,

Ish-kryeministri Sali Berisha, sapo mbërriti në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, dha një deklaratë për mediat, ku nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët e SPAK.

Berisha: Prokuroria politike e Edi Ramës, bazuar në kallëzimin e rreme të Taulant Ballës ka hetuar Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij. Kanë hetuar PD-në deri para 20 vitesh dhe kandidatët në 2023. Me urdhër politike mercenarët politikë të Ramës mbajnë në arrest Berishës prej 256 ditësh veç me dëshirën e Ramës dhe kërkesën e tij politike në Asamblenë e PS-së dhe kërkesës diplomatike te zyrtarëve ndërkombëtarë.

SPAK prokuroria e Ramës me dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi dhe kreu shkelje kushtetute për të lënë në burg Berishën. Ky hetim që zgjati 4 vite, rezultoi se në dosjen Partizani nuk ka një fakt penal dhe shteti ka fituar nga zbatimi i ligjit.

Berisha para SPAK-ut: Prokuroria e Ramës më mban në arrest,

 

Po ndodh...

ide