“Berisha po lufton për familjen”, Baton Haxhiu: PD po humb njeriun që e themeloi

19 Shtator 2023, 13:47 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha po lufton për familjen”, Baton Haxhiu: PD po humb

Gazetari Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha e ka mbyllur me kohë kapitullin e tij në politikë dhe rikthimi i tij është betejë për dinjitetin.

Sipas Haxhiut, beteja e Berishës është formale dhe ai po lufton për familjen e tij.

“Ajo që është tragjike është që PD që ai ka themeluar po e humb njeriun që e ka themeluar dhe nuk mund të ngelet më as kryetari nderi i partisë që themeloi. Berisha e ka mbyllur kapitullin qëmoti. Rikthimi i tij është betejë për dinjitetin e tij, ai është një nga ata që nuk do të mbetet në histori vetëm si emër, në heshtje, por edhe biologjikisht karrierën do ta mbyllë në betejë. Betejën e ka formale, e ka për të tjerët jo për veten. Nëse ka një njëri që është bashkëpunëtori më i mirë politik sot për sot i Edi Ramës”, tha Haxhiu.