Berisha pret reporterët e KiE, u kërkon të ndërhyjnë për të rishikuar Reformën në Drejtësi!

26 Shtator 2023, 20:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha pret reporterët e KiE, u kërkon të ndërhyjnë

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Gjatë takimit Berisha i kërkoi delegacionit të KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje te Komisioni i Venecias për një rishikim të reformës së drejtësisë në Shqipëri. 

'Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar' është shprehur kreu i Rithemelimit.

Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij është i paralizuar.

“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha.

Në zgjedhjet e 14 majit u shpreh Berisha , administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milion votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit.

Berisha kujtoi se qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj.

Thelbi i demokracisë, shtoi ai është mundësia që u jep qytetarëve që çdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë.

Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmën e krimit të organizuar.

Tentakulat e kësaj lidhjeje, shtoi ai u panë në miliona faqet e mesazheve të dekriptuara të platformave Encrochat dhe Sky.

“Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide