Berisha: Sondazhet tregojnë se PD është fitimtare po të ketë zgjedhjet të lira
Sali Berisha është shprehur se PD, në zgjedhje të lira, i fiton zgjedhjet në mënyrë absolute. Sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.
“Sipas manipulimeve që ka, ai (Rama) beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tregojnë se në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD dhe Partia e Krimit kthehet në 1992”, tha Berisha.
Ai shtoi se kanë dorëzuar emrat e atyre që po kryejnë krime zgjedhore, teksa shtoi se organizatat kriminale që kryejnë këto krime do të shpallen terroriste në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.
“Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjithë atyre që po kryejnë krime zgjedhore. Garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë. Është zotim solemn elektoral dhe se organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor do të bëjmë gjithçka për ti shpallur organizata terroriste jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar. Donald Trump ia hapi derën kësaj procedure dhe me një urdhër të veçantë i shpalli organizata terroriste kartelet e drogës. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do të lobojmë që të quhen të tilla edhe në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i PD-së.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
