Dy ditë pas vulës/ Berisha: Të bashkohemi për të krijuar qeveri teknike

Sali Berisha ka paralajmëruar regjimin e Edi Ramës se ai që do preki votën e shqiptarëve do duhet të lërë kokën.
‘Kush prek votën, duhet të lërë kokën. Të bashkohemi për të përmbysur regjimin dhe krijuar qeveri teknike’, theksoi Berisha.
“Nuk ka gjë më vetëposhtëruese. Nuk ka gjë më të pafalshme se kur e sheh me sytë e tu se Edi Rama me patronazhistë, me aktivistë, me dhjetëra milionë euro, me banditë nga të katër anët e vendit, me përjashtime nga listat, të vjedh zgjedhjet, të vjedh votën dhe ti nuk ngrihesh.
Vetëmashtrohesh, flet për zgjedhje, flet për votë, flet për kandidatë me xhelatin e zgjedhjeve në pushtet. Me xhelatin e votës së lirë në pushtet.
Qytetarë dhe qytetare, koha është t’u kthehemi himneve tona të lirisë. Himnet e lirisë thonë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë. Votën e lirë nuk ta sjell njeri. Ai që prek votën, duhet të lërë kokën. Kush prek votën, duhet të lërë kokën. Votën e lirë nuk ta mbron njeri. Vota e lirë ka një armik, një armik mizor, dhe ky quhet Edi Rama.
Atëherë do lejojmë ne, do qëndrojmë ne opozitë në letër apo opozitë mosbindje civile, dhëmb për dhëmb gjersa ta mposhtim të keqen.
U bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, u voni të vërtetën vetes suaj dhe njëri-tjetrit, u thoni të vërtetën qytetarëve se me Edi Ramën, vota jonë ka zero vlerë.
Se me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje. Se me Edi Ramën, në zgjedhje firmosin mandatin e tij. Turpin tonë, nënshtrimin tonë, poshtërimin tonë kurrë nuk duhet ta pranojmë.
Pse jeni ju këtu mbi 160 ditë? Ju jeni këtu në mbrojtje të të vërtetave që besoni. Për një shoqëri të lirë, e vërteta e të gjitha të vërtetave është vota e lirë e qytetarëve.
Atëherë të bashkohemi për të përmbysur regjimin, qeveri teknike, zgjedhje të lira.”- deklaron Berisha.
Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari për të gjitha të këqijat që i ka bërë Shqipërisë gjatë mandateve të tij qeverisëse.
‘Nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari për ato që i ke bërë këtij vendi’, theksoi Berisha në protesten që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’.
Edi Rama, bërë gjithçka për ëndrrën e etërve të tu barbarë dhe mizorë për një Shqipëri pa opozitë. Ke vendosur në arrest kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Por një gjë të garantoj se fundi i etërve të tu të pret. Se diktatura jote do ketë fatin e diktaturës së etërve të tu. Dhe nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari gjer më një për ato që i ke bërë këtij vendi.Ndaj dhe përgatitu mirë.
Je i pashpresë, i pa shpëtim. Ke montuar një propagandë të shpifur, një propagandë mashtruese njëlloj si etërit tu. Por përsëri, drita e vërtetës do të çajë këtë errësirë dhe Edi Rama, ti do jesh përgjegjësi i parë si kryekriminel i Shqipërisë për mynxyrën që i bëre vendit.
Nuk ka më paqe, stabilitet në këtë vend pa votë të lirë. Me Edi Ramën ka vetëm betejë. Me Edi Ramën ka vetëm mosbindje civile.
Ndaj dhe të premten me të gjithë zemërimin tuaj, me të gjithë guximin tuaj, me të gjithë revoltën tuaj, të çlirojmë Bashkinë e Tiranës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”- thotë Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


