Berishës me të zgjedhurit vendorë: Bashkëpunoni deri me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim

16 Shtator 2023, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Berishës me të zgjedhurit vendorë: Bashkëpunoni deri me

Në asamblenë e mbledhur për të rikrijuar Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë, Sali Berisha dha disa porosi për përfaqësuesit e djathtë në pushtetin lokal.

“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave.

Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore.

Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin. Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare.

Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj. Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.

Sot, ne rikrijojmë këtu Shoqatën e të Zgjedhurve. E ligjshme kjo!

PD është themeluese e pushtetit pluralist vendor, themeluese e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë. Ajo bëri gjithçka për respektimin e Kartës së Kongresit të Autonomisë Lokale dhe është e vendosur të qëndrojë mbi ato parime mbi të cilat është e ndërtuar Europa e rajoneve.

Kështu që shoqata juaj do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale. Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen nga një shoqatë e kryesuar nga një person si Erion Veliaj, vjedhja e mashtrimet e të cilit kanë kufi qiellin. Ndaj duhet të ketë një shoqatë e të zgjedhurve demokratë vendorë, me përkushtimin më të madh për t’iu përmbajtur parimeve të qeverisjes demokratike vendore.

Edhe njëherë iu përshëndet për punën që kemi bërë dhe do bëni dhe ju uroj suksese edhe në këtë fushatë, që është e mirëpritur jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Europë dhe shoqatat simotra,” tha Berisha.

Po ndodh...