Biden mbron vendimin e tij për të vazhduar garën për një mandat të dytë presidencial

12 Korrik 2024, 15:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Biden mbron vendimin e tij për të vazhduar garën për

Presidenti Joe Biden përdori konferencën e tij të shumëpritur për shtypin të enjten për të mbrojtur politikat të tij të jashtme dhe të brendshme dhe hodhi poshtë shqetësimet lidhur me aftësinë e tij për të shërbyer edhe katër vjet të tjera, edhe pse në një nga përgjigjet e tij të para, ai ngatërroi emrin e nënpresidentes Kamala Harris me atë të rivalit të tij Donald Trump.

“Unë nuk jam në garë për të ruajtur trashëgiminë time. Unë po vazhdojë garën për të përfunduar punën që e kam filluar", tha zoti Biden, ndërsa këmbënguli se mbështetja e tij mes votuesve është e fortë dhe se ai do të qëndronte në garë dhe do të fitonte. Presidenti Biden i bëri këto komente në konferencën për shtypin pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Uashington, ku më parë ai e ngatërroi emrin e Presidentit ukrainas Zelenski me atë të Presidentit rus Putin. Ai e kapi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi Presidentin Ukrainas të fliste në konferencën për shtypin.

Po ndodh...

ide