Bindja Demokratike e Astrit Patozit e vendos: Në zgjedhje të vetëm, kundër të gjithëve!

29 Tetor 2022, 11:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Bindja Demokratike e Astrit Patozit e vendos: Në zgjedhje të

Pasi ishte zhdukur nga skena politike që nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, Partia Bindja Demokratike e themeluar nga Astrit Patozi, është rishfaqur sërish për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit.

Drejtuesit e kësaj partie kanë vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit 2023, e ndërsa priten ndryshime edhe në strukturat drejtuese.

Nga dita e djeshme, në krye të kësaj partie përkohësisht, do të jetë Fabian Topollajn deri në përfundim të garës për zgjedhjen e kryetarit ku d të marrë pjesë edhe themeluesi i saj Astrit Patozi. Vendimi për të dalë të vetëm, sipas tyre ka ardhur si pasojë e luftës brenda PD-së, ç’ka ka ndikuar në pamundësimin e krijimit të një fronti opozitar i përbashkët.

Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit. Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitës, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje. Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë. Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajn si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Partia e re ‘Bindja Demokratike’ u themelua në 2019 për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, një nga kritikët më të ashpër të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Zgjedhjet vendore të 2023 janë dekretuar nga presidenti Bajram Begaj në 14 maj, e kur kanë mbetur edhe pak kohë, opozita vijon të jetë e përçarë dhe nuk ka asnjë plan se si do të futen në garë.

 

Po ndodh...

ide