"Bukuroshja" e opozitës dhe ajo e maxhorancës debat 'konstruktiv' me njëra tjetrën

22 Shtator 2022, 17:23 / POLITIKË ALFA PRESS

 

 

"Bukuroshja" e opozitës dhe ajo e maxhorancës debat

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka debatuar sot në seancën parlamentare me ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Teksa kjo e fundit sulmoi kryetarin e PD-së Sali Berisha, Duma ironizoi duke  theksuar se ishte epike fakti koherenca e Spiropalit me kalin e Skënderbeut.

Ndërsa Spiropali teksa replikonte me deputeten e PD-së e quajti atë arrogante,e vrazhdë e herë delirante.

Pjesë nga debati:

Duma: Nëse menduat se do të ulnit zërin se s’po ma jepnit fjalën, e bëtë lajm se s’ma thatë fjalën. Ça trajtim i duhej të gjithëve. Zonja Felaj, e shtypa butonin dhe pastaj lexuat emrin time dhe më pas ma hoqa butonin. Por shenjë është për të gjithë, se nuk duhet të jesh shumë i edukuar në këtë vend. Na u drejtuat; Zonjat këtej nga ky krahu për inkoherencën, njëherë i mirë, njëherë i keq. Ne jemi inkoherencë të madhe zonja ministre, e kemi me historinë dhe me të mirën dhe këtë keqen se besojmë ne për Shqipërinë. Nuk më vjen keq fare që them se ne përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë, koherent me frymën historike të Kastriot Skënderbeut. Por koherenca juaj me kalin e Skënderbeut në fakt është epike. Për koherencat ne jemi me historinë, ju vazhdoni me partinë.

Spiropali: Se dëgjova me vëmendje deputeten, por kur flet ka një spirë verbale të pakuptueshme, të cilët e thotë me një siguri që të krijon habi. Arrogante, e vrazhdë, e herë delirante. Është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen gjeti sot rastin që një copë nga balta e saj ta hidhte sot dhe me mbi mua, unë s’kam pse e marrë inat. Është një nga ato deputete që s’mund ta marrësh inat, pasi lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo gjë tjetër mbi atë që përfaqëson. Po ‘Luli i mirë’, ‘Luli i keq’, ‘Berisha i mirë’, ‘Berisha i keq’, unë vetëm kësaj koherence iu përgjigja. S’mund ta marr inat se vetëm mund të qesh me këtë derexhe ku janë ata. S’ka make up që i mbulon ato. S’ka ngjyra që i bojatisin këto mungesa të mëdha dhe të vërteta ulëritëse që i deklamojnë me fuqi të të vërtetave absolute. Zonjë lind nuk bëhesh. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por siç duket ti nuk je me të.

 

Po ndodh...