Caktohet mbledhja e radhës e komisionit për Reformën Zgjedhore

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore është planifikuar të mblidhet mëngjesin e së premtes. Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:00.
Komisioni ishte planifikuar të mblidhej edhe më 19 Janar për herë të parë pas dy viteve. Megjithatë, mbledhja dështoi pasi deputetët e rithemelimit bllokuan karriget e ligjvënësve socialistë, të cilët në këto kushte, braktisën sallën.
Arsyeja e revoltës së tyre është përbërja e komisionit. Ata kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin dhe deputetëve të tjerë të “grupit Basha”.
Mazhoranca nga ana tjetër, shprehu qëndrimin se puna do të vijojë në mënyrë të njëanshme.
Ndërkohë, komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri miratoi të hënën (dje) në Bruksel një rezolutë të re për Shqipërinë ku bëhet thirrje për një parlament funksional, gjithpërfshirje politike në reformën zgjedhore si dhe një rol më të madh kontrollues ndaj qeverisjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
