
Dash Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, prapë nuk bëhet qameti, iki si burrat! Nuk dua përfitime

Dashamir Shehi, kandidon në koalicionin "Djathtas 1912", për të marrë një tjetër mandat deputeti.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shehi tha se Rama duhet të largohet nga pushteti pas 12 vitesh pasi e ka dëmtuar Shqipërinë.
Ai deklaroi se kandidon në listë të hapur, dhe në rast humbje, sërish do të largohet me nder.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Pse u largove nga Partia Demokraitke, sepse aty mund të kishte vend të sigurtë në listë?
Dashamir Shehi: Që kur humbën zgjedhjet e 2021 kam menduar se opozita duhet të marrë një trajektore tjetër. Kam shpresuar që nga gjurulldia e madhe do të prodhohet diçka, por prodhoi këtë që kemi sot. Këto zgjedhje kanë nevojë të prodhojnë diçka të re, një trajektore të re politike, personazhe të reja. Ja vlen kjo punë, kjo lloj sacrifice. Me këtë pjesën tjetër, na kanë ndarë gjëra të rëndësishme, përqasja ndaj ligjit zgjedhor, sistemit kushtetuese dhe politike, bënë një marrëveshje të ulët me PS për tu vetësiguruar në listat e mbyllura dhe e tradhtuan çështjen opozitare, që kishte nevojë për listë tjetër, maksimalizim të votës opozitare. Si të gjithë faktorët zgjodhën rrugën që kush është me mua, e fusim te çadra e vogël. Nuk ja vlen më të merremi me atë pjesë, hajde të bëjmë rrugën tonë, është malore por ja vlen. Them se do t’ja dalim. A është shpresë për opozitën? Shpresë e madhe.
Ka ardhur dita se 12 vjet e ka tepruar ky. Gjykoj që vetëm këto forca alternative mund të marrin atë votë që nuk shkon as te Berisha as Rama. Kjo është formula, nuk shoh shteg tjetër për të fituar blloku opozitar. Pas zgjedhjeve pastaj i rinegociojmë pozicionet, populli do të gjykojë sa çmon njërin dhe sa çmon tjetrin.
Mua edhe nëse larg qoftë nuk fitoj, nuk u bë qamet, por kur ikën ikën si burrat, me mendjen tënde dhe kontributin tënd. Kush nuk e kupton, zor se do kuptojë.
Ylli Rakipi: Të bëj një pyetje fare hapur. Se ti je njeri, që edhe në shtëpi të çon kjo makina këtu, te pallati i kohës së Enverit, aty ku mbetur... Ke qenë gjithë këtë kohë në Parlament, pse kandidon prapë, nuk u lodhe, të merresh me këta?
Dashamir Shehi: Unë e kam pasion këtë punë. Po ta kisha për përfitim, do të rrija te kjo lagjia. E kam pasion dhe në njëfarë mënyrë na u bë edhe si profesion. Kam thënë ndonjëherë diku, ëhtë pak e tepruar, që në këtë moshë pasi kam investuar 35 vjet aty, kam frikë se nuk di të bëj gjë tjetër. Por gjykoj se mirë apo keq, kam ndërtuar një lloj karriere në këtë punë, ia vlen që të kontribuoj dhe të lodhem edhe njëherë. Mendoj se ja vlen dhe sidomos këtë rradhë ja vlen. Përballë kemi një njeri që pasi ka ndejtur 12 vjet në pushtet, do të rrijë prapë, vë afat për 2030. Të marrsha të keqen e Putinit dhe këta të tjerët në botë, në Bjellorusi. Kemi këtë përballë dhe duhet të ngrejmë dorë kundër këtij.
Edhe këtu (Berisha) jemi në situatë të groteskut politik, pretendon për herë të tretë, sikur ti je e drejta dhe e vërteta, edhe kjo e tepruar. Prandaj them se ia vlen ti hyjmë detit në këmbë, por ajo pjesë e shqiptarëtve 20-30% që gjykojnë jashtë tifozllëkur partiak, me arsye normale, mund të votojnë dhe kanë disa alternative. Nuk ju pëlqen Dashi, të votojnë ata të rinjtë. Shqiptarët nuk kanë pse qahen më. E di që një pjesë të votave me këtë ligj humbet, por sinjali do të mbetet. Do të bëhen 200-300 mijë vota të grupeve opozita, mund të prodhohen 15 deputetë. Sinjali politik që gjysma e opozitës ka votuar grupe të tjera, kjo do të mbetet. Unë kam një shpresë që me këtë formulë, mundim edhe Edi Ramën, që i ka ardhur koha për ta stërmundur.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128