Dash Shehi përplaset me deputeten soialiste: Çfarë ke qenë ti para se të bëheshe deputet?

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është përfshirë në një debat me deputeten socialiste Sara Mila lidhur me nivelin e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe mënyrën si përfaqësohen qytetarët.
E ftuar në A2, Mila u shpreh se niveli akademik në Kuvend është i mirë dhe se në Parlament ka doktorë, ekonomistë dhe profesionistë të profileve të ndryshme.
“Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë,” u shpreh ajo, duke kundërshtuar pretendimet për mungesë cilësie në përfaqësim.
Nga ana tjetër, Shehi deklaroi se politika nuk duhet të bazohet te titujt akademikë, por te mënyra demokratike e përfaqësimit dhe marrjes së votës.
“Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën,” tha Shehi.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Vizita e Trump në Pekin: Fotografia e një bote që po ndryshon
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128