Debate në Konferencën e Kryetarëve, Zhupa: Doni të blini vota me Paketën e Maleve, po jepni grante elektorale

29 Janar 2025, 12:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Zhupa: Doni të blini

Nga Konferenca e Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa e ka cilësuar ligjvënie elektorale, futjen në axhendë të Paketës së Maleve, të prezantuar më herët nga qeveria Rama.

Gjatë diskutimeve, Zhupa është shprehur se grantet e dhëna, janë grante elektorale, në këmbim të votës për PS.

"Ne jemi mbledhur më 20 janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar në projekt-kalendar. Tani na del që e paskan depozituar në datën 10 janar.

E keni futur për në seancë plenare, sepse po e përdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po bëni ligjvënie elektorale, me qëllim shpërndarjen e favoreve dhe parasë publike, për të marrë votën për Partinë Socialiste.

Ju parashikoni të jepni grante për të marrë vota. Kodi Zgjedhor e ndalon këtë shpërndarje grantesh në kohë zgjedhore, por ju nuk pyesni.

Ndërkohë ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsinë e shpejtë, ndërsa nismat e deputetëve kanë me vite që nuk shqyrtohen.

Hiqeni urgjentisht nga kalendari, sepse jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor", ka thënë Zhupa.

Po ndodh...

ide