Debate në Kuvend/ Topalli-Shalsit: ‘S’ka as inteligjencën minimale, je i pirë!

Debatet për projekt-buxhetin 2026 kanë tensionuar sallën e Kuvendit, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë kaluar në replika të forta personale. Deputetit i PS-së, Eduard Shalsi kritikoi Topallin duke i kërkuar të mos “i fryjë” ndarjes veri-jug, duke e cilësuar debatin e saj të pavlefshëm.
“E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër?
Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë.
Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që bënit ju në kohën tuaj dhe asaj që bëjmë tani. Buzëqeshja ju ndihmon të menaxhoni mungesën e argumenteve edhe me lezet… bëni mirë që nuk e merrni seriozisht”, tha Shalsi.
Topalli iu përgjigj me ironi, duke rikthyer një frazë të vjetër të Shalsit. “Deputetin që foli e njoh prej vitesh dhe e kujtoj vetëm për një fjali: ‘të paktën të vjedhim me lezet’. Atëherë mendova se nuk kishte eksperiencë politike, por paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale”, tha ajo.
Në vijim, Topalli shtoi një tjetër thumb në adresë të mazhorancës: “Një sugjerim… ata që janë pijshëm, mos i lini të shkojnë te foltorja aty.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
