Deklarata e fortë e Dumanit, Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin të kërcënojë drejtësinë. PD mbështet SPAK!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë të drejtuesit lartë të SPAK, Altin Dumani i cili gjatë takimit të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing” tha se familja e një prokurori është kërcënuar me jetë.
Basha shkruan se PD ka mbështetur SPAK dhe vijon ta mbështesë pa kushte.
Kreu demokrat e mbyll statusin e tij duke shkruajtur se vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi.
Statusi i Lulzim Bashës:
Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.
Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t'i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.
Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.
Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



