Deklarata për policët e korruptuar/ Rithemelimi dhe Monika Kryemadhi kërkojnë dëgjesë me Altin Dumanin

Tetë deputetët e Rithemelimit kanë hedhur firmat për të organizuar në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare një dëgjesë me kreun e SPAK Altin Dumani.
Megjithëse është marrë në pyetje nga SPAK si subjekt nën hetim, nuk ka hezituar të hedhë firmën në kërkesë edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.
Në kërkesë thuhet se “ gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.
Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


