Deklarata skandaloze e Edi Ramës për "Financial Times": Kosova është toka e askujt!
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka dhënë një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times”, ku ka folur për situatën politike në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Ramës, Kosova është "një pikë e nxehtë”. Për më shumë, në këtë prononcim, Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Çka tha Rama?
Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën për rivendosë e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar u ka bërë thirrje liderëve perëndimor për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit.
“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan FT.
Rama e ka quajtur Kosovën si një pikë të nxehtë, duke shtuar se “me kalimin e viteve” Kosova është “bërë toka e askujt”.
"Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur" – deklaroi Rama për Financial Times, transmeton Nacionale.
Situata në veri
Ndonëse kanë kaluar mbi 11 ditë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë në veri vazhdon të mbetet fragjile. Në lidhje me këtë temë, misioni i NATO-së në Kosovë, pra KFOR-i, tashmë ka marrë vendim për shtimin e numrit të trupave në Kosovë.
KFOR-i ka dhënë disa detaje për Klan Kosovën në lidhje me mobilizimin e trupave të KFOR-it pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
KFOR-i ka pasur edhe një vlerësim të situatës në veri, e cila, sipas këtij msioni, mbetet e paqëndrueshme.
“Situata e përgjithshme në Kosovë mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Klan Kosova.
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128