Denoncimi i fortë i deputetit të PD: Bardhi-Berisha-Çuçi u bënë bashkë dhe rrëzuan interpelancën me Ramën!

4 Tetor 2023, 16:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi i fortë i deputetit të PD: Bardhi-Berisha-Çuçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka quajtur të paprecedentë rrëzimin e kërkesës për interpelancë lidhur me deklarata e kryeministrit Edi Rama për marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR.

Çollaku deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe Edi Rama se kanë rrëzuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin për deklaratat e tij lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Deklarata e Kreshnik Çollakut:

Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:

Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj. Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Shqetësues është famti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.

Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e KFOR-it nën kontroll e një pjese të territorit të Kosovës sovrane dhe të pavarur, është praktikisht një shpallje e padeklaruar në protektariatin ndërkombëtar. Dhe të gjithë e dimë që është vetëm një hap larg ndarjes së Kosovës. E kuptueshme është pse e bën Vuçiç këtë deklaratë, e pakuptueshme është pse e bën kryeministri Edi Rama këtë kërkesë. Nuk më shqetëson reagimi i institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it përgjigjen, KFOR-ri dhe dje edhe sot për këtë çështje e ka dhënë të plotë. KFOR-i mbetet në zbatim të mandatit të tij, të sigurojë tërësinë territoriale të Kosovës në të gjithë territorin e saj, të mbështes institucionet e Kosovës në të gjithë territorin e saj siç e shtuan dhe sot, sidomos policinë e Kosovës në krye të detyrave të tyre në krejt territorin e Kosovës. E çuditshme është dhe për këtë unë kam kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit në mënyrë sa më të shpejt dhe urgjente motivet se pse Edi Rama në mënyrë të koordinuar me presidentin e Serbisë e nxisin të insistojë tek kjo kërkesë e pazakontë, e pambështetur dhe e refuzuar edhe nga institucionet e Kosovës por dhe organizmat ndërkombëtar. Ky është thelbi që unë doja të kërkoja dhe do vazhdoj të kërkoj nga kryeministri Rama në Parlament. Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë wë të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Jam njeriu që nga dita e parë në Parlament kam kërkuar dhe insistuar që për Kosovën dhe përballë Serbisë, faktori politik shqiptar duhet të jetë i unifikuar. Jam njeriu i cili në mënyrë insistuese të paktën që nga ngjarja e të dielës së shkuar kam kërkuar që të bëjmë çdo përpjekje për të unifikuar qëndrimin tonë dhe sjelljen tonë karshi Serbisë në mbrojtje të Kosovës. Por ata që dëgjoni, që shahen dhe akuzohen çdo ditë në seanca parlamenti dhe në studio në mënyrë të çuditshme rezultojnë sot në një pikë kaq të ndjeshme, kaq delikate, kaq të rrezikshme për Kosovën, gjejnë mundësinë e bashkëkoordinimit në mbytje të mundësisë që në Parlament ti kërkojet llogari kryeministrit për këtë sjellje të paprecedent. Sido që të jetë, në çdo lloj varianti apo forme Edi Rama, në bashkëpunim apo jo me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në parlament apo jashtë tij nuk do ti shpëtojë kësaj llogaridhënieje. Ai do të përgjigjet dhe do të detyrohet t’i shpjegoj publikut shqiptar, vëllezërve tanë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtar pse-n e deklaratave dhe qëndrimeve të tija në sintoni të plotë me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe në dëm të drejtpërdrejtë dhe në cënim të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës, sovranitetit të tyre dhe integritetit territorial të Kosovës. Kësaj Edi Rama nuk do t’i shpëtojë. Sado manovra të arrijnë të kombinojnë me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në Konferenca Kryetarësh, në sallën e parlamentit apo jashtë këtyre studiove. Interesi i Kosovës është interes jetik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është interesi jetik i Shqipërisë. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është prioriteti i prioriteteve i Partisë Demokratike dhe gjithë resurset tona do jenë në mbështetje të Kosovës por dhe në denomcimin e çdo lidhje të hapur apo të fshehur të kryeministrit të vendit me segmente të cilat Kosovën e rrezikojnë, me vullnet të cilim Kosovës i cenojnë atë çfarë është më e shenjta sovraniteti dhe pavarësia e saj. Edi Rama këtij debati nuk do t’i iki dot sado që të gjej gjuhë të përbashkët me përfaqësues të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve. Faleminderit!

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128