Denoncimi i Berishës: Karteli i Sinaloas dhe karteli i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ kanë marrë leje ndërtimi në zonat më të mira në Himarë dhe Vlorë

24 Korrik 2025, 13:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Denoncimi i Berishës: Karteli i Sinaloas dhe karteli i ‘Hakmarrjes

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për lidhje me kartele droge dhe organizata terroriste përmes projekteve ndërtimore në jug të vendit. Ai tha se leje për një kompleks hotelerie në Palasë iu dha kompanisë “Valona Konstruksion”, që përfaqësohet nga Besnik Lulaj, i lidhur sipas tij me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Berisha deklaroi se Edi Rama i ka pritur personalisht këta individë në zyrë dhe u ka dhënë licenca për kazino dhe hotel me 5 yje. Ai përmendi gjithashtu ndërtimet në Vlorë nga kompania “Feniks Konstruksion”, themeluar nga familjarë të Roland Shytit, pjesëtar i organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”.

Sipas Berishës, emri i të birit të Shytit, Jaho, është përdorur me datëlindje të falsifikuar për të maskuar përfshirjen e babait të dënuar. Ai theksoi se kompania tjetër partnere, “Blue Horizont”, drejtohet nga një sanitare pa përvojë, ndërsa pas saj fshihet emri i Agron Kapllanajt.

Berisha akuzoi Olsi Ramën si financues të këtyre investimeve. Ai tha se me ardhjen e Ramës në pushtet, kriminelët janë kthyer në vend dhe kanë hapur biznese. Po ashtu, përmendi dhe kompaninë “Agrocon” në Lushnje, që sipas tij është shitur për një shumë simbolike për t’u kthyer më pas në investitor strategjik. Berisha e quajti këtë një rrjet kriminal të lidhur drejtpërdrejt me qeverinë dhe me pastrim parash.

Tjetër, vëllezërit Lulaj. Vëllezërit Sinaloa. Janë vëllezërit Hysa pas vëllezërve Lulaj.

Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1-3 kat nën tokë’, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Valona Konstruksion’ sh.p.k. 
Besnik Lulaj është përfaqësuesi i Luftim Hysës dhe vëllait të tij që sot kryesojnë kartelin Sinaloa të Meksikës, kartelin më të fuqishëm në botë, të cilët Edi Rama i priti në zyrë dhe u dha licencë për hotel me 5 yje dhe kazino.

Si anëtarë të këshillit mbikëqyrës së kompanisë Entertaiment rezultojnë Besnik Lulaj, aksioneri kryesor, Jetmir Shabani, pa të dhëna dhe Mihal Denaj, shofer ekskavatori tek Valona Construktion. Veç Valona Konstruktion, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor dhe në 6 kompani të tjera.
Lulaj dikur ka qenë në PD, por pasi mori këtë rrugë, u përqafua me Edi Ramën. Që ta dinë shqiptarët.
Vazhdojmë. Pra, siç e shihni tani vjen karteli tjetër, karteli i cili ka në dosje para të gjithë këtyre aktiviteteve, 28 vrasje, grabitje dhe thyerje bankash. 

Karteli i organizatës terroriste ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Tani ja ç’bën Edi Rama se thuhet që këtu janë paratë e Olsi Ramës.
Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbime’, me vendndodhje pranë Rrugës së Unazës, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Blue Horizont 2005’ sh.p.k dhe ‘Feniks Konstruksion’ sh.p.k.

Feniks Konstruktion është kompania ne pronësi të Jaho Shytit dhje Ilir Shytit, djemtë e Roland Shytit, pjesëtar i ‘Hakmarrjes për drejtësi’. Roland Shyti ose ‘Mustaqekuqi’ është i njohur për aktivitetin e tij kriminal. Në vitin 2008, pas 12 vitesh hetime, u dënua me 25 vite burg pasi u shpall i fajshëm për 17 akuza që nga organizatë terroriste, vrasje, grabitje, rrëmbim, etj. Deri në vitin 2013 mendohet se Roland Shyti ka jetuar jashtë vendit, pasi vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë. Por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtetit ai kthehet në Shqipëri.

Shyti është përfolur dhe për lidhjet e tij direkte me Saimir Tahirin. Roland Shyti hap kompaninë Feniks Konstruktion në emër të djalit të tij Jaho Shyti. Por duket se statusi i tij si person i dënuar nuk e lejonte të ishte person juridik, dhe kështu e regjistron në emër të djalit të tij, Jaho Shyti në atë kohë 18 vjeç, por me datëlindje të falsifikuar. Themeluesi pra Jaho Shyti që është i datëlindjes 29.02.1996 në aktin e themelimit të kompanisë rezulton i datëlindjes 29.02.1969.

Vetëm ky fakt do të bënte që ai të skualifikohej nga të gjitha vendimet qeveritare. Ndërsa kompania ‘Blue Horizont’ drejtohet nga një individ i panjohur me emrin Liljana Selimi. Nga hulumtimet tona në lidhje me këtë individ na rezulton se punon si sanitare në kompaninë HYDROSOLAR ENERGY (HSE)e cila ka vetëm dy punëtore, Liljana Selimi në pozicionin e sanitares, dhe Adriatik Kapllanaj, vëllanë e Agron Kapllanajt- i kuptoni ju tani, mentorit të Alibeut, të Enkeledit, shikoni lidhjet me ‘Hakmarrjen për Drejtësi’ ja ku dalin, si administrator dhe pronar i kompanisë. Një shkrirjë mafioze kriminale e paimagjinueshme. 

 

 

Po ndodh...