Deputetët protestë te Gjykata e Apelit: PD po mbahet peng!

4 Tetor 2022, 12:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetët protestë te Gjykata e Apelit: PD po mbahet peng!

Disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë paraqitur në Gjykatën e Apelit për t’u interesuar rreth ankimimit të bërë për çështjen e PD-së. Deputeti Dashnor Sula u shpreh se si përgjigje nga Gjykata morën se dosja që është me gjyqtare Elona Torën nuk është planifikuar për t’u gjykuar edhe pse kanë kaluar thuajse gjashtë muaj nga ankimimi i vendimit.

“Për të mos ndikuar në rezultatin final për çështjen e 5 marsit 2022. Duam një shpejtim të gjykimit në Gjykatën e Apelit. Na u tha se dosja me gjyqtare Elona Torën, nuk është planifikuar për t’u gjykuar. Kanë kaluar 5 muaj dhe nuk është marrë në shqyrtim. Ne gjykojmë se ka indikatorë se persona të interesuar nga mazhoranca apo aktorë të tjerë, janë të interesuar që kjo çështje të mos gjykohet sa më shpejt. Duam që gjykimi të bëhet sa më parë, pavarësisht vendimit. Duam që të marrë fund kjo agoni. Për sa kohë vendimi mbahet peng nga Apeli, është në dëm të demokracisë. Gjykata e Apelit po ndikon në mbarëvajtjen e punës në PD,” u shpreh deputeti Dashnor Sula para gazetarëve.

 

Po ndodh...

ide