Deputeti Sula distancohet nga Berisha: Duam të përballemi me argumente me mazhorancën

23 Janar 2024, 20:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti Sula distancohet nga Berisha: Duam të përballemi me argumente

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook, shkruan se Komisionet Parlamentare dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore janë të drejta që opozitës ia njeh edhe Parlamenti Europian.

Sula thekson se deputetët e opozitës duan që të përballen me argumente me mazhorancën e cila ka bllokuar prej tre muajsh komisionet parlamentare dhe prej 22 muajsh mbahet peng edhe Reforma Zgjedhore.

Ndërsa për rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian të hënën (23 janar), deputetit i PD-së e cilëson si të drejtë dhe i bën thirrje mazhorancës të reflektojë.

 

Po ndodh...

ide