Deputetja e PS nën hetim pas arrestimit të kryebashkiakut, gazetarja zbulon për çfarë dyshohet
10 Shkurt 2025, 21:43 / POLITIKË

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Lalës, deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.
Sipas saj, ajo ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria.
Bushka aktualisht është person nën hetim nga prokuroria.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


