Dështimi në zgjedhjet e 9 nëntorit, Kalaja kritikon sërish: Më e rëndë se 11 maji. Refuzimi i zgjedhjeve me kandidatët tanë, kundër interesave të PD

11 Nëntor 2025, 13:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Dështimi në zgjedhjet e 9 nëntorit, Kalaja kritikon sërish:

Ish-drejtuesja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kritikuar vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë me kandidatë të saj në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, por për të mbështetur kandidatë të pavarur.

Në emisionin “3D” në RTSH, me Alban Dudushin, Kalaja e cilësoi vendimmarrjen si “vendimmarrje të gabuar” dhe “anti-statutore”.

Mos marrja pjesë në zgjedhje është vendim i gabuar, mbështetur mbi një keq-kalkulim… 

Refuzimi për të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje ishte anti-statutor, me ndikim politik dhe moral, kundër interesave të PD-së dhe demokratëve”, u shpreh Kalaja.

Ajo theksoi se situata aktuale e Partisë Demokratike pas këtyre zgjedhjeve ishte “më e keqe” krahasuar me 11 majin, pavarësisht mospjesëmarrjes direkte. Sipas saj, dëmi i strukturave të partisë është faktor kyç.

Ajo përmendi ndikimin që ka pasur ish-kryetari Lulzim Basha në shkatërrimin e strukturave të PD-së.

Kalaja argumentoi se formula e mbështetjes së kandidatëve të pavarur (siç ishte kërkesa e partisë “Mundësia” të Shehajt) ishte një skemë e keqkalkuluar.

Një kritikë tjetër ishte fakti që PD-ja po merret vetëm me denoncimin e “farsës zgjedhore”, pa bërë një analizë të thelluar të problematikave të brendshme, që shtrihen deri te zgjedhjet e 11 majit (lista e mbyllura/hapura, Kodi Zgjedhor, listat e zgjedhësve).

“PD-ja po bën të njëjtat gabime si Basha që u mor vetëm me veten,” – theksoi Kalaja, duke shtuar se mungesa e mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe refuzimi i analizës “mund të jetë ndikuar nga deputetë që kishin rezultate të dobëta në zgjedhje”.

 

Po ndodh...

ide