Detaje/ Zelensky për herë të parë në Tiranë! Çfarë do ndodhë më 28 dhe 29 shkurt në kryeqytet

23 Shkurt 2024, 14:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Detaje/ Zelensky për herë të parë në Tiranë!

Sytë e të gjitha botës do të jenë të kthyer nga Tirana më 28 shkurt, kur do të mbahet samiti për Ukrainën.

Në këtë samit pritet që prezent të jetë dhe vetë presidenti Volodimir Zelenksy, i cili do të mbërrijë në vendin tonë mbrëmjen e së martës, teksa të pranishëm edhe liderët e tjerë të vendeve të Europës Juglindore.

Gjithçka pritet të zhvillohet në pallatin e kongresve, vend ku fillimisht do të bëhet pritja të gjithë liderëve dhe më pas do të jetë radha e sesioneve që do të zhvillohen të mbyllura, ku në fund të ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat.

Serbia do të përfaqësohet në këtë takim nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa nga Turqia përmes një videomesazh do të jetë edhe presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Nga ana tjetër, edhe më 29 shkurt, Tirana do të presë liderët e Ballkanit Perendimor në një tjetër samit, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë samit. Kosova gjithashtu po përgatitet, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e kryeministrit Albin Kurti për udhëtimin drejt Tiranës. Për herë të parë në këtë samit, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferri.

 

Po ndodh...