Disa fakte pse Primaret u kontrolluan nga Berisha

14 Dhjetor 2022, 10:46 / POLITIKË NGA ZEF NDREKA

Disa fakte pse Primaret u kontrolluan nga Berisha

Rezultoi çudi e radhës atmosfera konkurruese brënda një force politike si Foltorja , përzgjedhja e kandidatëve për bashkiakët me primare , siç u zhvilluan me dt 4 dhjetor dhe balotazh me 11 dhjetor.

 Listat e tej fryra me militantë , miq , kushërinj , anonimë , të vdekur prej shumë vitësh, madje edhe shumë socialistë , etj me bekimin e Berishës në çdo degë , sigurisht minoi në themel garën, primarën si proçes. U minuan më parë primarët, përmes listave ku çdo kandidat do të mbetej i humbur përballë manipulatorëve. Emra pa fund, për të krijuar idenë se jemi shumë, më të fortët , më të bashkuar etj. Ky minim ndodhi në çdo degë tashmë të kontestuar në primare, por më së shumti e ndoqëm në garën e fundit në Mirditë.

Patronazhistët u angazhuan si kurrë më parë. Jo vetëm ato , por edhe kryetarët e seksioneve të PS-së duke angazhuar anëtarët e tyre dhe simpatizantët e tyre në mbështetje të hapur për kryetarin e foltorës ! Votuan edhe socialistë!
Votuan edhe patronazhistë!

Plot 1900 emra të shënuar në listat e miratuara furtunshëm në Foltore!
Ky ishte proçesi më i ndyrë , më i turpshëm që ka organizuar Berisha. Jo se ka zhvilluar ndonjëherë votime të rregullta. I kemi parë ndër vite.
Berisha , në luftën e tij politike, pas shpalljes non grata, nuk ka pyetur as është interesuar kush afrohej në foltore rreth tij. Për të, ishte e rëndësishme ngritja e Kështjellës mbrojtëse të tij, e foltorës së tij, edhe pse e mbushur me polic e ministra , me spiunë e të korruptuar, me socialistë e të zhgënjyer, me doganier e ish pushtetar.

Por në këtë rast , çudia mbetët mbështetja e primarëve nga Rama dhe socialistëve.
Strategjia e tyre është shumë e rrezikshme për demokracinë. Si duket, interesi i socialistëve ishte përzgjedhja e më të dobtëve nga primarët, që me dt 14 Maj, ta kenë më të lehtë e më të sigurtë firorën.

Ja pra që edhe brënda trekëndeshit të Bermudës ka bashkëpunim dhe hile ndërmjet tyre.
Nga ky bashkëpunim i radhës Rama-Berisha , e sigurtë se fiton Rama dhe foltoristët i pret zhgënjimi tjetër…

 

Po ndodh...

ide