Disa ide se si mund të Ringrihet Partia Demokratike

16 Maj 2023, 16:40 / IDE NGA ERL KODRA

Disa ide se si mund të Ringrihet Partia Demokratike
Ringjallja e Partisë Demokratike mund të ndodhë vetëm nëse Sali Berisha largohet pa kthim dhe bashkë me Berishën, edhe të gjjthë ish-ët, sidomos garda e viteve 90-të. Më e pakta të mos kenë role drejtuese.

Së pari, Partia Demokratike duhet të bëjë një PAKT KOMBËTAR, për të mos patur zgjedhje brenda partisë të paktën për 1 vit. Në kushtet aktuale, zgjedhjet do ta shkatërronin përfundimisht atë parti. Gjithkush kundër gjithkujtë është një recetë e sigurtë dështimi.

PAKTI KOMBËTAR duhet të ketë si pikë kryesore një marrëveshje mos-sulmimi dhe reflektimi të thellë ndaj njëri tjetrit.

Së dyti, PD duhet të krijojë një Bord Drejtues (mund të gjendet një emërtim kuptimplotë) nga të gjitha qarqet e vendit, sa më përfaqësues, që do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e strukturave të reja.

Së treti, të përcaktohet përfundimisht qëmdrimi politik ndaj disa çështjeve themelore të identitetit politik të Partisë Demokratike, si një forcë politike pro-përëndimore dhe pro-europiane e djathtë, në aleancë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara.

Së katërti, të përcaktohet përfundimisht se lufta politike bëhet për qytetarët shqiptarë dhe në interes lit më të mirë të vendit. Largimi i Edi Ramës nga pushteti është pjesa kryesore e betejave politike.

Së pesti, hapja e Partisë Demokratike ndaj gjithë qytetarëve, sidomos të rinjëve duhet të jetë pjesë thelbësore e politikave të saj.

Së gjashti, hartimi i një programi politik për ringjalljen e ekonomisë kombëtare, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Mbi të gjitha, një program kombëtar për ndaljen e shpopullimit të vendit.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128