Dita e Rinisë, ambasada amerikane kujton protestat e Dhjetorit

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, që solli rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se SHBA-të qëndrojnë krenar pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. #DitaKombëtareeRinisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
-
-
Sot Dita e Rinisë, 33 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit
8 Dhjetor, 09:02
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

