
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e SHBA në Tiranë: Kjo ditë shërben si kujtesë e fuqishme e veprimeve të vogla për frymëzim!

Sot janë bërë 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Shën Nënë Tereza u shpall “E Shenjtë” më 5 shtator të vitit 2016.
Ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka përmendur këtë ditë të veçantë ndërkombëtare me origjinë shqiptare.
Gjithashtu, SHBA në Tiranë shprehet se kjo ditë shërben se kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim.
Postimi i plotë i SHBA në Tiranë:
Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes.
Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës.
Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës:
"Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime".

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128