
Djali i Belerit kandidat i opozitës në Himarë? Artan Hoxha: Nëse ndodh, do ta shihni kush do të vijë...

Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Belerit në Himarë, do të dëmtonte opozitën.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, ka udhëhequr fushatën e babait të tij në Himarë dhe një kandidim i tij në Himarë do të sillte personazhe nga ekstremi i djathtë gjatë fushatës.
"Opozita këtë rradhë, që të mos krijojë një të çarë, është e vërtetë që kandidatin e sjell PBDNJ dhe OMONIA. Beleri ishte kryetar i OMONIA. Por, opozita nuk duhet të mbështesë çdo lloj kandidati nga OMONIA dhe PBDNJ, pa vendosur disa kritere. Nëse do të kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë 2-3 herë në burg, atëherë nuk e di kush i shërben. Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme, kur të pranojë kë kandidat që të mbështesë. Beleri nuk do të ishte shpallur kryetar pa votat e PD dhe PL. Nuk fitonte dot i vetëm. U bë kryetar bashkie, me votat e PD.
Por në rastin konkret nëse oppozita nuk vendos kritere, do të fusë kokën si struci, kur i sillnim vendimet e Belerit.
Nëse kërkon dhe lufton me një pushtet që përdor njerëz nga bota e krimit, të dënuar me ndryshim emrash, Beleri i kishte të gjitha këto. Nëse do të jesh i besueshëm duhet që këto kritere ti kesh për të gjithë.
Nëse do të miratojë çdo kandidat, Petro Beleri, djali i Belerit, ka udhëhequr fushatën ne emër të babait të tij. Nëse do të sjellim të njëjtin grup, do ta shikoni, do ti keni të gjithë këtu, ekstremin e djathtë. Nëse kjo opozitë e mbështet, problemi nuk do të jetë mazhoranca por opozita.
Shiko si përfundoi Rama, një zonë që këmnbëngul se nuk është minoritare, mori një minoritar që e ka patur edhe kundërshtar, që ti mbyllë gojën Greqisë.
Për mua ka shumë rëndësi se çfarë do të bëjë opozita", tha Hoxha.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Fytyra e huaj e një “shtëpie”


Akademia politike e PS, një shaka e madhe
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128