“Do të shitej si operacion policor”, del në dritë plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër, persona misteriozë kishin shkuar në Lugano

9 Janar 2026, 11:17 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do të shitej si operacion policor”, del në dritë

Gazetari Elton Qyno ka bërë të ditur së fundmi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë objekt i një tentative rrëmbimi në tetor të vitit të kaluar.

Sipas Qynos, planifikohej që Ahmetaj të rrëmbehej jashtë banesës së tij dhe të transportohej nga Zvicra drejt Italisë. Atje, pretendon gazetari, struktura të caktuara të sigurisë do të raportonin arrestimin e tij, ndërkohë që më pas Prokuroria e Posaçme SPAK do të aktivizohej, duke dërguar autoriteteve italiane kërkesën për ekstradimin e Ahmetajt në Shqipëri.

Por, ky “plan” sipas gazetarit ka dështuar pasi ka qenë vetë ish.zv kryeministri Ahmetaj ai i cili ka “pikasur” personat e dyshimtë në rrugët e Luganos dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet.

Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, ish-zv.kryeministri dhe ish-numri dy i qeverisë Rama ka dhënë intervistën e tij të katërt për gazetarin Çim Peka. Në këtë prononcim të katërt të tij, Ahmetaj ka hedhur një sërë akuzash drejt qeverisë aktuale, me në krye Edi Ramën të cilit iu referuar si “kreu i organizatës kriminale”. 

Përpos akuzave, Ahmetaj në këtë intervistë përmendi dhe angazhimin e tij pranë strukturave të Partisë Socialiste përgjatë 25 viteve të fundit, duke u ndalur ndër të tjera edhe te qeveria e Nanos, çka ka sjellë së fundmi edhe reagimin e ish-ministrave të  kohës.

 

Po ndodh...