“Doli para qytetarëve me premtimin tim”/ Berisha akuzon Ramën: Më vodhi idetë dhe programin!

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i vodhi premtimin e tij ndaj qytetarëve për Bankën Shqiptare për Zhvillim.
“Ai ka dalë me një premtim para qytetarëve, premtim i paraqitur nga Sali Berisha nga 2012-2025 në mënyrë të përsëritur dhe ky premtim është Banka Shqiptar për Zhvillim”, u shpreh kreu i PD-së.
Ai shtoi se “si mundet një kryeministër pa u skuq pa u zbeh, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit”.
Sali Berisha: Unë do ta denoncoj Edi Ramën në çdo vjedhje të tij. Ai ka dalë me një premtim para qytetarëve, premtim i paraqitur nga Sali Berisha nga 2012-2025 në mënyrë të përsëritur dhe ky premtim është Banka Shqiptar për Zhvillim.
Unë vetëm një gjë i them që midis kopjes dhe origjinalit qytetarët e këtij vendit kopjen e edh në kosh dhe mban origjinalin. Sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 Majin se absolutisht do marrësh atë që meriton. Si mundet një kryeministër pa u skuq pa u zbeh, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

