"Donit përçarjen e PD"/ Këlliçi sulmon Lapajn dhe Shabanin: Pjesë e skenarit serb të Ramës kundër opozitës
Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të përçarë opozitën.
I ftuar në A2, Këlliçi theksoi se këto parti u ngritën nga Rama si pjesë e skenarit serb, ku opozita përbëhet deri në 10 parti, të cilat nuk bashkohen në koalicion dhe i sigurojnë pushtetin qeverisë.
Këlliçi: Qytetarët shpresën te PD-ja e kanë. Nuk e kanë as te forca të tjera që thoshin do marrim 71 mandate dhe në fund zihen se kush do të marrë një mandat, apo as te forcat ë tjera që ngrihen si forca për të çarë opozitën.
Të gjithë pseudoforcat e reja që janë ngritur. I ka ngritur Edi Rama, pse kush?! Pjesa dërrmuese e skemës politike sot ndiqet nga një plan i Edi Ramës për të fraksionuar opozitën, për të ndjekur modelin e Serbisë, për të krijuar një opozitë me 7-8, me 10 parti, të cilat nuk bëjnë kurrë koalicion dhe nuk vijnë kurrë në pushtet. Ka forca që dukshëm janë krijuar për të hequr vota dhe mandate nga opozita dhe PD.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
