Dosja “Gërdeci”, Mediu paraqet në GJKKO kundërshtitë për akt-ekspertimin tekniko ushtarak

Ish ministri Fatmir Mediu. i pandehur në dosjen "Gërdeci", ka kundërshtuar sot përpara gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit të SPAK Arben Kraja ekspertizën tekniko-ushtarake.
Për këtë ish-ministri dhe avokatët e tij Ardian Visha e Henrik Ligori, i drejtuan dhjetëra pyetje pesë ekspertëve që e kanë hartuar pas tragjedisë 17 vite më parë, në 15 mars 2008.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.
Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.
Pjesë nga deklarata e Mediut
A ka pasur incidente me humbje jete para dhe pas Gerdecit? Ekspertet nuk janë përgjigjur. Vetë ekspertët japin përgjigje për rrezikshmërinë e procesit. Procesi i demontimit ka qenë gjithmonë i rrezikshëm. Raste të tilla ka pasur në Itali e Gjermani, por edhe në Shqipëri, siç ka ndodhur në Gramsh. Po ashtu aksidenti në Dhëmblan, Tepelenë, ku u plagosën 3 ushtarakë dhe një humbi jetën. Humbje jete ka pasur edhe në Poliçan e Skrapar. Procesi është i rrezikshëm, por ministri nuk është ekspert as për procesin dhe rregullat. Njohuritë e plota janë të ekspertëve ushtarakë.
Detyrat e ministrit janë përmbushur. Janë nxjerrë të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për procesin. Gjithçka tjetër i përkiste Forcave te Armatosura.
Aktet ligjore kanë qenë të plota. Ekspertet nënvlerësojnë disa informacione të rëndësishme. Ministri pasi ka marrë një informacion nga Policia Ushtarake për veprime të paligjshme nga një prej kompanive kontraktore në Gërdec, ka bërë shënim dhe kërkuar marrjen e të gjitha masave.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
