Dosja Gërdeci/ Shthyet në 3 tetor gjyqi për Fatmir Mediun

29 Shtator 2023, 16:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja Gërdeci/ Shthyet në 3 tetor gjyqi për Fatmir Mediun

Shtyhet për në 3 tetor gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.

Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij, Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo nëse demontimi duhej bërë apo jo.

Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish-kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili dhe Ifraim Diveroli dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin.

Gjykata pritet të shprehet në seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.

Po ndodh...

ide