Dosja "Partizani"/ GJKKO vendos sot për fatin e Berishës, Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë!

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, do të kalojë për gjykim.
GJKKO pritet të marrë sot vendimin në lidhje me dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër maltezi.
Pritet një vendim në lidhje me kalimin e çështjes për gjykim. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë një vendim të ndërmjetëm, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e të akuzuarve.
Në seancën e të mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar.
Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

