Dosja “Partizani”/ Nis sot në GJKKO procesi ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

30 Qershor 2025, 09:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja “Partizani”/ Nis sot në GJKKO procesi ndaj Sali

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nis sot seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si dosja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Çështja ka të bëjë me mënyrën e privatizimit të një sipërfaqeje të madhe toke në zonën e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, proces i nisur vite më parë dhe i përfshirë në hetime të gjata nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi e cilësoi procesin si të pabazë dhe politik.

Kjo është një gjueti shtrigash, qesharake, sepse gënjyen dhe thanë që toka ishte e shpronësuar, por doli që toka është e pronarëve. Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve”,  tha Malltezi.

Berisha dhe Malltezi kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si sulm politik dhe përndjekje nga mazhoranca në pushtet.

Po ndodh...