Dosja ‘Partizani’/ Sot sërish seanca paraprake në GJKKO, a do të ketë vendim?

Sot në orën 13:00 pritet të zhvillohet sërish në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘’Partizani’, ku gjyqtarja Fjorela Davidhi pritet të vendosë kalimin ose jo për gjykim të Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë.
Një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe rekursin e bërë nga kreu i PD lidhur me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Në seancën e fundit paraprake, e mbajtur më 18 prill, mungoi avokati Luan Hasneziri, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili paraqiti një raport mjekësor. Të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës por gjyqtarja Davidhi vendosi zëvendësimin e tij me një avokate kryesisht, Pranvera Daci.
Në prani të saj u zhvilluan qëndrimet e prokurorisë dhe prapësimet e mbrojtjes. Megjithatë, për shqyrtimin e prapësimeve të kompanisë “Homeplan”, duhej prania e avokatit Hasneziri, dhe vendimmarrja u shty për sot, 23 Prill. Seanca e sotme pritet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja do të tërhiqet për vendim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

