Dosjes “Gërdeci” apo “21 janarit”, kujt i trembet më shumë Sali Berisha

Sali Berisha u pyet në “Of the Record” nga gazetari Andrea Danglli dhe për zhvillimet e fundit në Strukturën e Posaçme, e cila po avancon me dy dosjet e “Gërdecit” dhe “21 janarit” dhe a i frikësohet ai një dënimi për të dhe familjarët për këto çështje.
Berisha përsëriti edhe njëherë qëndrimin se familja e tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë në Gërdec, teksa shtoi se për protestën e përgjakur të 21 janarit duhet të merren në pyetje dhe të hetohen organizatorët.
“Familja ime nuk ka lidhje me Gërdecin. Në mënyrë të pafytyrë e kanë ftuar 2 herë djalin tim. Po rata zbatojnë urdhra politike. Përsa i përket 21 janarit ai është një akt i organizuar nga Rama. Ka një deklaratë nga DASH që kërkon hetimin e organizatorëve, të atyre që qëlluan dhe me radhë. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk e di se organizator ishte Rama.
Unë qëndrova në zyrë dhe nderova flamurin, isha në krye të detyrës. Në hetime politike, kërkojnë veçse të fshehin të vërtetën e organizimit të atij akti të cilin unë I pari po të marrësh dokumentet, kam kërkuar hetim të pavarur e prokurorë ndërkombëtarë. Nuk kam kundërshtim të bëhet hetim”, u shpreh Sali Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


